Na ndiqni në:

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam

Prishtinë, 4 dhjetor 2017 - “Syri” i kaltër i Driton Selmanit, i vendosur në kanalin e lumit Amstel sikur vrojton krejt çka ndodh në qytetin e Amsterdamit.Jo si një kamerë që do të ketë gjithçka nën kontroll, por si një vepër arti me ndriçim, një monument, që i shikon të gjithë dhe krijon hapësirë të sigurt.

Vepra e tij që titullohet “Eye to Eye”, ka formën e asaj që në popull njihet si mbrojtës i “syrit të keq”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky simbol zakonisht përdoret si mbrojtës ndaj së keqes, që në njëfarë forme edhe mëton të mbrojë vizitorët që marrin barkat speciale për të përjetuar të gjithë veprat artistike me ndriçim që tashmë janë vendosur në rrjedhën e kanalit.

“Eye to Eye” i Selmanit ka edhe një kuptim: që të mbrojë edhe Evropën nga fatkeqësitë, problemet e terroreve me të cilat po vazhdon të përballet. Si e tillë kjo vepër është vendosur në mesin e 35 veprave artistike dhe instalacioneve të artistëve bashkëkohorë, disenjatorëve dhe arkitektëve që kanë ndriçuar qytetin në kuadër të edicionit të gjashtë të festivalit “Amsterdam Light Festival”.

Ky festival, i cili ka mbledhur artistë të njohur ndërkombëtarë në mesin e tyre edhe artistin disident kinez Ai Weiwei, u hap më datën 30 nëntor dhe do të mbyllet më 21 janar të vitit të ardhshëm. Këtë edicion artistët ishin të sfiduar që të punojnë brenda temës “Ekzistenca”.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/61256/vepra-e-artistit-driton-selmani-mbron-vizitoret-e-festivalit-ne-amsterdam/ 
 

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkFlaka Goranci magjeps publikun austriak në sallën e famshme “Stefanienesaal”“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt