Na ndiqni në:

“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt

Prishtinë, 29 nëntor 2017 - “T’padashtun”, drama me regji të Edon Rizvanollit që merret me pasojat e traumat e shkaktuara nga lufta e vitit 1999, njëherësh propozimi i Kosovës për “Oscar”, pas prezantimit në Azi e ka vazhduar rrugëtimin në Afrikë.

Ky film sot (e hënë) do të shfaqet në kuadër të festivalit të kategorisë “A” në Egjipt, “Cairo International Film Festival”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky rrugëtim është në kuadër të prezantimit të kampanjës së filmit, që i paraprinë përzgjedhjes për nominim për çmimin prestigjioz që ndan “Academy Awards”.

“T’padashtun” të premten e javës që shkoi, u shfaq në ekranin e madh në Kajro, derisa më datën 27 do ta ketë shfaqjen e dytë. Filmi i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës është bërë pjesë e edicionit të 39-të të festivalit të njohur në Kajro.

Edicioni i sivjetmë mbahet prej datave 21 deri më 30 nëntor. “Cairo Internatonal Film Festival” është një prej 15 festivaleve që mban statusin e kategorisë “A” dhe më i madhi në kontinentin e Afrikës e Lindjes së Mesme.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/59850/tpadashtun-shtrin-fushaten-promovuese-per-oscar-deri-ne-egjipt/

Kosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër