Na ndiqni në:

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë

Prishtinë, 27 nëntor 2017 - Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “PreFoto”, u mbajt mbrëmë në Preshevë, ku në mesin e qytetarëve, kishte dhe fotograf të shumtë të cilët erdhën nga vende të ndryshme të botës.

Edicioni I shtatë I këtij konkursi kishte mbledhur për herë të parë dhe përfaqësuesit e ministrive të kulturave asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Ministria e Kulturës së Kosovës, u premtoi qytetarëve prezent mbështetje edhe më të madhe në vitet e ardhshme! Disa për të perkrahur, disa për të vizituar dhe disa nga pjesëmarrësit ishin garues, ata u vlerësuan nga juria profesionale ne përbërje të: Arbes Fusha nga Shqipëria, Vladimir Jovanovski nga Maqedonia dhe Mumin Jashari nga Kosova.

Çmimi i parë shkoi për Kosovën, me fotografinë e fotografit Bleron Çaka. Vendi i dytë i takoi Moldavisë me fotografinë “On the way to the market” , Anatolie Poiata. Vendi i tretë iu nda, Willem Halbach nga Holanda me fotografine “ Between concrete”.

Anëtari i jurisë, prof. Arbes Fusha ka thene; “ Në mesin e shumë fotografive të mira, ne juria ishim të mendimit të përbashkët se këto fotografi duke u bazuar në kriteret e fotografisë merituan të përzgjidhen.” Stafi i PreFotos se bashku me jurinë, çmimin special ja ndanë fotografit nga Turqia, Musa Talasli me fotografine “After an earthquake”. Dhe çmimin inkurajues, fitoi Iliada Ndoci nga Shqipëria.

Stafi i PreFotos, të rinjtë që organizuan, thanë se; shpresojmë që deri ne edicionin e 100-të, të gjithë shtetet të familjarizohemi dhe bashkë të punojmë për te mirat, kualitetet e fotografisë dhe për vendin siç është Lugina.”

Burimi:http://zeri.info/kultura/173792/kosova-ze-vendin-e-pare-per-fotografi-ne-mesin-e-31-shteteve-konkuruese-ne-presheve/ 

 Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s