Na ndiqni në:

“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash

Prishtinë, 24 nëntor 2017 – Grupi i artistëve nga Kosova do të niset drejt Estonisë për të qenë prezent dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të sesioneve pas dy shfaqjeve që do t’i ketë filmi “Martesa” në festivalin e kategorisë “A”.

Regjisorja e skenaristja Blerta Zeqiri, aktorët e roleve kryesore, Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu, producenti Kreshnik Berisha dhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, do të jenë në shfaqjen e premierës botërore të filmit në “Tallinn Film Festival”.

Filmi i bashkëfinancuar nga shteti në festivalin prestigjioz do të shfaqet më 28 dhe 29 nëntor. Udhëtimi e qëndrimi i ekipit kosovar atje janë mbështetur nga QKK-ja dhe organizatorët e festivalit. Në kohën kur po bëjnë përgatitjet finale për prezantim në festivalin prestigjioz, ekipi nëpërmjet ueb-faqes zyrtare e ka zbuluar rrëfimin që shtjellon “Martesa”.

Dy javë para dasmës Anita (Adriana Matoshi) dhe Bekimi (Alban Ukaj) janë duke bërë përgatitjet finale për ditën e madhe. Megjithëse janë ende në pritje të lajmit për prindërit e Anitës, të deklaruar të zhdukur qysh nga lufta e vitit 1999 në Kosovë dhe me familjen kontrolluese të Bekimit, nga ana tjetër, çifti duket se ia del t’i menaxhojë përgatitjet.

Por kur i dashuri sekret homoseksual i Bekimit, Noli (Genc Salihu) kthehet nga jashtë, papritmas situata bëhet shumë e komplikuar, sidomos kur Bekimi e kupton që ai është ende i dashuruar në të.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/59050/martesa-drejt-estonise-me-ekip-prej-gjashte-vetash/

U dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesFlaka Goranci magjeps publikun austriak në sallën e famshme “Stefanienesaal”