Na ndiqni në:

“Home” shpërblehet me dy çmime në festivalin “For Rainbow” në Brazil

Prishtinë, 21 nëntor 2017 - Filmi “Home” me regji të More Raçës e muzikë të Florent Boshnjakut është shpërblyer me dy çmime në festivalin e filmit “For Rainbow” i cili është mbajtur në Brazil, shkruan KultPlus.

Në kuadër të festivalit më të madh të diversitetit “For Rainbow” ky film ka arritur të triumfoj në dy kategori si “Filmi më i mirë internacional” dhe në kategorinë “Muzika më e mirë origjinale” ku muzika e këtij filmi është prodhim i kompozitorit Florent Boshnjaku.

Festivali “Rainbow” është një nga hapësirat më të rëndësishme për debat dhe përhapjen e respektit për pluralitetin seksual dhe gjinor në Brazil. ‘Home’ deri më tani është shpërblyer edhe me shumë çmime të tjera ndërkombëtare.

Ndërsa në kastën e aktorëve janë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/home-shperblehet-dy-cmime-ne-festivalin-rainbow-ne-brazil/

“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën