Na ndiqni në:

Zërina, zë i basketbollit kosovar në SHBA

Prishtinë, 20 nëntor 2017 - Kur filloi të merret me basketboll, Zërina Shatri kishte një ëndërr dhe ajo pas gati një dekade po i realizohet. Ëndrra apo realiteti është se ajo do të zhvillojë karrierën dhe studimet në SHBA.

Hapat e parë në basketboll i nisi në moshën 13-vjeçare, kurse në moshën 22-vjeçare, po rrugën për në San Antonio të SHBA-së, shkruan Koha Ditore. Shatri në ditët e para të javës që po vjen do të nisë stërvitjet te ekipi i universitetit "Our Lady of Lake University (OLLU) women's basketball".

Ekipi ka dy javë që ka nisur me përgatitjet dhe po e pret Shatrin që t'i bashkohet, pasi me studime do të nisë në semestrin e janarit.

Burimi:http://www.koha.net/sport/58219/zerina-ze-i-basketbollit-kosovar-ne-shba/

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York