Na ndiqni në:

Dua Lipa, ambasadore e markës “Foot Locker”

Prishtinë, 16 nëntor 2017 - Pas bashkëpunimit të parë pranverën e kaluar, Dua Lipa, rikonfirmohet përfaqësuese zyrtare e markës “Foot Locker” vjeshtë-dimër 2017.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, që me këngët dhe pamjen e saj, ka bërë për vete në pak vite shumë fansa, mishëron në mënyrë perfekte stilin e freskët të promovuar nga Foot Locker, lidere botërore në sektorin e këpucëve dhe veshjeve sportive.

Në fotografitë e fushatës publicitare të realizuara nga fotogarfi i njohur Dexter Navy, Dua ka veshur disa nga atletet e saj të preferuara , në shitje ekskluzive nga Foot Locker, të kombinuara me veshje të stilit të përditshëm dhe sportive.

Si për shembull, ateletet Puma Kiss me platform, Adidas Superstar me pellush nga brenda,Vans SK8-Hi Sherpa dhe Nike TN, me nuanca të rozës pastel dhe të jehsiles. Koleksioni Dua Lipa për Foot Locker është i disponueshëm online edhe në footlocker.it dhe në të gjitha dyqanet e Evropës që prej 13 nëntorit. Mos i humbisni fotografitë e bëra gjatë fushatës së reklamave nga këngëtarja më e mirë e re e pop-it.

Burimi:http://www.kosovapress.com/sq/magazina/dua-lipa-ambasadore-e-markes-foot-locker-139392/ 

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York