Na ndiqni në:

Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj parapremierë në Paris

Prishtinë, 14 nëntor 2017 - Filmi i metrazhit të shkurtër Gardhi’ nga Lendita Zeqiraj pati parapremierën në Paris me datë 9 nëntor 2017 në Cinéma Le Méliès, – Montreuil e organizuar nga bashkëprodhuesi francez Sacrebleu Productions.

Kjo parapremierë priti në Paris njerëz të rëndësishëm nga industria e filmit, regjisorë, producentë dhe investitor të fondacioneve të ndryshme. Prezent ishin edhe regjisorja Lendita Zeqiraj dhe producenti Bujar Kabashi. “Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/gardhi-nga-lendita-zeqiraj-parapremiere-ne-paris/ 

Adriana Matoshi dhe Dj Pm drejt themelimit të “Javës Kulturore Shqiptare” në SuediSot fillon java e filmit izraelit në PrishtinëDua Lipa, ambasadore e markës “Foot Locker”Kryetari i Londrës mburret me Dua Lipën