Na ndiqni në:

Kryetari i Londrës mburret me Dua Lipën

Prishtinë, 14 nëntor 2017 - Këngëtarja nga Kosova, tashmë me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV EMAs 2017-të, shkruan KultPlus.

Urimet për Duan nuk kanë munguar, ku ndër ta është edhe urimi nga kryetari i Londrës Sadiq Khan, i cili ka thënë që qyteti i Londrës ka disa prej talenteve më të mëdhenj të muzikës në botë. “Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore.

Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në “MTV EMA”, ka shkruar Khan në Twitter. Këtë ceremoni të madhe të muzikës e udhëhoqi këngëtarja tjetër nga Kosova Rita Ora ndërsa me çmim doli edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Burimi:http://www.kultplus.com/showbiz/kryetari-londres-mburret-dua-lipen/

Dua Lipa - “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV EMADua Lipa, ambasadore e markës “Foot Locker”Kosova pranohet në SEE Cinema NetworkKosovare Asllani, futbollistja më e mirë në Suedi