Na ndiqni në:

Vepra muzikore për arkitekturën e Prishtinës, premierë në Paris

Prishtinë, 8 nëntor 2017 - “KurrizCold Hyper Dance” për piano, sintisajzer dhe elektronikë titullohet vepra të cilën autori e përshkruan si “përpjekje për të dhënë një imazh të arkitekturës së Prishtinës me gjithë kaosin dhe kompleksivitetin e saj”.

Kompozitori dhe pianisti i njohur kosovar, Liburn Jupolli, i cili po bën karrierë dhe njëherësh po përfundon studimet në Francë, të enjten, do ta interpretojë për të parën herë veprën e tij më të re, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai është pjesë e koncertit që do të mbahet në “Maison de Norvege” në Paris, në të cilin do ta ndajë skenën me muzikantë të ndryshëm nga kampusi universitar “Cite Universitaire”.

“Është koncert i përbashkët me muzikantë të ndryshëm nga ‘Cite Universitaire’, domethënë kampusi universitar në Paris. Performojnë muzikantë të krejt kampusit dhe është kombinim i llojllojshëm”, ka thënë Jupolli. Ai ka thënë se veprën “KurrizCold...” e ka kompozuar gjatë këtij viti dhe kjo do të jetë përballja e parë me audiencën.

Projekti i titulluar “Hero.Coli” është videoloja e tetë me radhë, muzikën e së cilës Jupolli e ka kompozuar në kuadër të projekteve që bën në “GameLab” të qendrës “Centre for Research and Interdisciplinary” ku ai studion.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/55735/vepra-muzikore-per-arkitekturen-e-prishtines-premiere-ne-paris/

Dua Lipa, ambasadore e markës “Foot Locker”Dua Lipa - “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV EMASot fillon java e filmit izraelit në PrishtinëAdriana Matoshi dhe Dj Pm drejt themelimit të “Javës Kulturore Shqiptare” në Suedi