Na ndiqni në:

Filmi “Memory” i Ilirjan Himaj do të shfaqet në dy festivale prestigjioze

Prishtinë, 6 nëntor 2017 – “Memory” film i metrazhit të shkurtër nga regjisori kosovar Ilirjan Himaj, po vazhdon suksesshëm rrugëtimin në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Një rrëfim prekës, siç është ai i filmit “Memory”, gjatë muajit nëntor do të shfaqet në dy festivale prestigjioze në USA dhe Angli. Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus, vetë regjisori Himaj i cili edhe ka treguar data e shfaqjes së filmit. “Më 10 nëntor ‘Memory’ do të shfaqet si pjesë e konkurrencës zyrtare në edicionin e 30-të të Virginia Film Festival, i cili mbahet në Virginia-USA.

Pjesë e festivalit do të jenë shumë figura me renome botërore dhe vlen të theksohet se do të jetë edhe regjisori i madh Spike Lee dhe aktori i nominuar për Oscar dhe Golden Globe William H.Macy”, theksoi Himaj, duke vazhduar të tregoj se menjëherë ditën e nesërme pra më 11 nëntor ‘Memory’ do të shfaqet edhe në Angli.

“Ndërsa më 11 nëntor filmi do të shfaqje si pjesë e konkurrencës zyrtare në edicionin e 15-të të Cornwall Film Festival në Angli”, pohoi Himaj. “Memory” sjellë rrëfimin e plakut Sylë, i cili është i sëmurë me Alzaimer. Ai del nga shtëpia për të blerë një lodër për nipin e tij. Në përballje me sëmundjen, të ftohtit e dimrit dhe reshjet e borës, ai nuk arrin të kujtojë rrugën e kthimit për në shtëpi.

Filmi është jetësuar nga aktorët: Xhevat Qorraj, Igballe Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala.Ky film deri tani është shfaqur në disa festivale ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe 31-th Edmonton International Film Festival (Oscar qualifying), 50-th Humboldt International ku edhe është shpërblyer me dy çmimet kryesore të festivalit, Best narrative dhe Best of fest overall, 65-th Columbus International Film and Video Festival, ku dhe ka pas premierën botërore dhe në 17-th Festival Internacionale De Cine de Lanzarote.

“Memory” me skenar dhe regji të Ilirjan Himaj për Drejtor Fotografie dhe montazher ka Latif Hasollin, producent është Agron Shala ndërsa kompozitor Memli Kelmendi.

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/filmi-regjisorit-kosovar-ne-dy-festivale-prestigjioze-foto/

Filmi “T’padashtun” i Kosovës, i propozuar për Oscar, shfaqet në LA ScreeningsFilmi “Memory” i regjisorit nga Kosova sot shfaqet në Festivalin e VirxhiniasShfaqja franceze “Tordre” solli një vallëzim bashkëkohor për publikun kosovarFilmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj parapremierë në Paris