Na ndiqni në:

Skitari nga Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore

Prishtinë, 3 nëntor 2017 - Albin Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën.Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ka arritur synimin e madh të tij, për të fituar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.

Kosova do të shkruajë historinë e saj, duke debutuar në këto Lojëra. Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. Lojërat Olimpike Dimërore mbahen prej 9-26 shkurt të vitit të ardhshëm. “Synimi im tani për tani ishte të fitoj normën edhe në disiplinën e pestë dhe ta përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina, për çka jam shumë i lumtur.

Synimet tani janë të marrë rezultatin më të mirë që mundem në ‘PyeongChang 2018’. Konkurrentët janë me të vërtetë të fortë, por pavarësisht kësaj, unë dua ta bëj Kosovën të jetë krenare me mua dhe të mos e dëshpërojë”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”, përcjell albinfo.ch. 28-vjeçari ka fituar normën olimpike edhe në disiplinat tjera si: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh dhe disiplinën e lëshimit (downhill). Tahiri ditë më parë ishte në përgatitje në qendrën skitare të Austrisë, “Molltaler Gletcher”.

Burimi:http://www.albinfo.ch/skitari-nga-kosova-te-marre-pjese-ne-olimpiaden-dimerore/

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës