Na ndiqni në:

Në Belgjikë, ligjëratë nga Alketa Xhafa Mripa kundër dhunës

Prishtinë, 2 nëntor 2017 – Më 14 nëntor, artistja Alketa Xhafa Mripa është ftuar të flasë në javën e artit “Një javë të luftojmë dhunimin” që do të mbahet në Belgjikë.

Java në fjalë organizohet nga 13-16 nëntor nga Grr-Rape Project dhe VLERA – organizatë e studentëve shqiptarë në Bruksel. Përpos ligjëratës, gratë dhe burrat që dëshirojnë të dhurojnë fustane e që jetojnë në Bruksel, janë të lirë të ofrojnë fustane në mënyrë që të krijohet një instilacion gati i njëjtë me “Thinking of You” në Stadiumin e qytetit në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Gjithçka do të ndodhë në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale në konflikte të ndryshme. Arti mund të shërbejë si përgjigje ndaj dhunës seksuale në kohë lufte, dhe kjo Javë synon të flasë pikërisht mbi këtë, mbi dhunimin si një metodë e cila përdoret në luftë por edhe dëmtohet prej stigmës shoqërore që i është vënë mbi. Xhafa është artiste e disa mediumeve artistike, përfshirë instilacionin, performancën, fotografinë, vizatimet dhe videon. Puna e saj është ekspozuar në Firence, Lisbonë, Berlin, Londër e Prishtinë.

Burimi:http://www.kultplus.com/arti-pamor/ne-belgjike-ligjerate-nga-alketa-xhafa-mripa-dhe-fustane-te-tjera-kunder-dhunes-seksuale/ 

U dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales