Na ndiqni në:

Pesë filma të Kosovës po synojnë Berlinalen

Prishtinë, 1 nëntor 2017 - Katër filma të metrazhit të gjatë dhe një dokumentar do të prezantohen para selektorëve të Berlinales, filma këta të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan KultPlus. Arben Zharku, drejtor i QKK-së ka thënë për KultPlus se filmat do të prezantohen para selektorëve në mes datave 15-17 nëntor në Shkup.

“Jemi shumë të lumtur që kemi kaq numër të madh të filmave të metrazhit të gjatë dhe me kualitet të lartë dhe poashtu me produksion të cilësisë së lartë, të cilët janë të gatshëm të fillojnë rrugëtimin nëpër festivale ndërkombëtare”, ka thënë Zharku për këto projekte filmike.

Zharku ka njoftuar se filmat artistik të metrazhit të gjatë që po synojnë Berlinalen janë: “Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja, “Njeriu i Dosjeve” mga Ismet Sijarina, “Një tregim Prishtine”, nga Burbuqe Berisha dhe “Qiej të trazuar” nga Anton Ndreca. Kurse dokumentari që do të prezantohet po ashtu para selektorëve është “Me dasht’, me dasht’, me dasht” nga Ilir Hasanaj.

Burimi:http://www.insajderi.com/pese-filma-te-kosoves-po-synojne-berlinalen/

Filmi “Përjetësisht fëmi”, edhe në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtareDua Lipa, mysafire e shfaqjes së njohur amerikane Saturday Night Live Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt