Na ndiqni në:

“Një muaj” nga Kosova, premierë botërore në Kajro

Prishtinë, 1 nëntor 2017 - Filmi nga Kosova, që rrëfimin e bazon në ngjarje të vërtetë, i realizuar nën regji të Zgjim Terziqit do të jepet premierë botërore dhe do të konkurrojë për çmimet e festivalit të kategorisë “A”.

I bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi i shkurtër i titulluar “Një muaj” do të bëhet pjesë e garës në edicionin e 39-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë festival, filmi i regjisorit kosovar garon në konkurrencë zyrtare të filmave të shkurtër – “International Cinema of Tomorrow Competition” për çmimin filmi më i mirë i shkurtër dhe çmimin special të jurisë.

Regjisori Zgjim Terziqi, ka thënë se qysh kur ka filluar realizimin e “Një muaj”, ka pasur plane të mëdha për këtë projekt. “Ambiciet i kemi pasur shumë të mëdha prej fillimit. Jo veç sepse kemi besuar shumë në rrëfim, por edhe për faktin se nuk kemi kursyer asgjë për ta përmbushur potencialin e filmit”, ka thënë Terziqi. Rrëfimi i filmit shtjellohet rreth personazhit të quajtur Ana, një 40-vjeçare e verbër, e pamartuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj.

Pakti i tyre përmban përkujdesjen ndaj saj nga secila motër nga një muaj. Në filmin “Një Muaj” luajnë aktorët Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumoviq, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha e Lis Spahiu.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/54316/nje-muaj-nga-kosova-premiere-boterore-ne-kajro/

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York