Na ndiqni në:

Kosovari Arben Lumi në mesin e 5 berberëve më të mirë në botë

Prishtinë, 31 tetor 2017 - Talentët shqiptarë nga Kosova thyejnë një tjetër rekord në botë. Nuk bëhet fjalë për futbollin, muzikën apo shkencën, por për një fushë shumë specifike.

Në festivalin ndërkombëtar të berberëve i zhvilluar në Gjermani një i ri nga Kosova është shpallur i pesti si më i miri në botë. Bëhet fjalë për Arben Lumin nga Bllaca e Therandës i cili është renditur në mesin e pesë më të mirëve. Në një konkurrencë botërore, ky festival konsiderohet një lloj Oscari i berberëve dhe Lumi i cili e ushtron këtë profesion për shumë vite në provincën Weissenburg të Bayernit ka arritur jo vetëm shumë rekorde në Gjermani por edhe në nivel bote.

“Këtë lloj profesioni që e ushtroj e bëj nga pasioni që kam qysh i ri. Thjeshtë tani që mora këtë çmim është një vlerësim edhe më i madh ndërkombëtar për punën që bëj unë. Faleminderit jurisë dhe atyre që vlerësuan artin tim të qethjes” ka thënë Lumi. Duke shikuar profilin e tij në Facebook, Lumi duket mjaft i lidhur me Kosovën dhe në çdo rast e promovon atë.

Burimi:http://zeri.info/kultura/169112/kosovari-arben-lumi-ne-mesin-e-5-berbereve-me-te-mire-ne-bote/ 

N-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-inAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës