Na ndiqni në:

“Identitet” nga Majlinda Kelmendi ekspozohet në manifestimin “Ora e Maleve”

Prishtinë, 31 tetor 2017 - Artistja Majlinda Kelmendi ka hapur ekspozitën e saj personale “Identitet” në kuadër të manifestimit tradicional “Ora e Maleve” të mbajtur në Rozhajë gjatë. Në këtë manifestim ishin pjesëmarrës shumë artistë, poetë, e shkrimtarë të trojeve shqiptare, transmeton Koha.net.

“Identitet” i Kelmendit u hap në Galrinë Magaza. Gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës ishin një numër e madh vizitorësh, mes tyre edhe ambasadori i Shqipërisë, Ernal Filo. Jo pa qëllim artistja kish zgjedhur këtë titull duke e lidhur me historinë e këtij qyteti dhe vet historinë e qëllimin e këtij manifestimi, tashme në edicionin e IX të organizuar nga Ali Daci.

“Krijimet artistike janë të lidhura me jetën dhe sfidat tona. Mbi të gjitha jeta është një luftë e vërtetë për të tejkaluar e përballuar situata të ndryshme dhe falë tyre ne krijojmë identitetin tonë, në kulmin e zinxhirit ushqyes. Vet përqendrimi është një produkt përcaktues i karakterit të punës së artistit. Lindim të ndryshëm. Vetëbesimi është destinacioni që nuk mund t'i shmangemi, arsye e cila transformon personalitetin tonë në një luftë të vazhdueshme me pengesa.

Quhet e rëndësishme që të çlirohemi nga modele të tiposura që na shterojnë atë çfarë kemi ne të veçantë prej një projektimi inteligjent”, është shprehur Kelmendi me rastin e hapjes së ekspozitës, transmeton Koha.net. Kurse kritiku Aldemar Ibrahimoviq theksoi në fjalën e tij se, “realizimet në pikturë të profesoreshës Majlinda Kelmendi drejtpërdrejt dhe në mënyrë ambicioze ndërlidhen me atë traditën e pikturës shqiptare e cila zë vend aq të rëndësishëm e të lartë në nën qiellin e përbashkët në rajon.

Majlinda e shfrytëzon gjuhën inovative të pikturës, e cila aktivisht komunikon me nevojat vizuele të kohës sonë dhe të asaj që ajo bartë. Përcaktimi i saj apriori ikën nga konceptimi klasik i pikturës dhe synon qëmtimin drejt lirisë absolute”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 nëntor 2017.

Pas kësaj të pranishmit u drejtuan në skenën, në të cilën u prezantuan veprat poetike të përmbledhura dhe botuara nga aktori dhe poeti Çun Lajçi, u lexuan me shumë ndjeshmëri nga Agim Xheka, si dhe poeti e kritiku letrar Besnik Mustafaj, të cilët me prezantimet e tyre artistike pasuruan edicionit e IX letrar “Ora e Maleve”.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/54023/identitet-nga-majlinda-kelmendi-ekspozohet-ne-manifestimin-ora-e-maleve/ 

N-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës