Na ndiqni në:

Kosova me pavijon të filmit në Tokio

Prishtinë, 25 tetor 2017 - Qendra Kinematografike e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Ambasadën e Kosovës në Japoni, kanë mundësuar që Kosova për herë të parë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase - TIFFCOM 2017”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”.

Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton industrinë e filmit kosovar në botë.

Japan Content Showcase (TIFFCOM) është treg i madh i industrisë së filmit, TV-së, muzikës dhe animacionit, i cili mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2017. Sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete tjera. Të pranishëm me pavijon janë edhe shtetet e Amerikës Latine, Rusia, Kazakistani, Libani, Lituania, India, Zvicra.

Ambasada e Kosovës në Japoni ka marrë përsipër të kujdeset për pavijonin në Tokio.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/52859/kosova-me-pavijon-te-filmit-ne-tokio/

Blick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën