Na ndiqni në:

Dokumentari për Kosovën shfaqet në disa qytete amerikane

Prishtinë, 24 tetor 2017 - Dokumentari “Me një filxhan sheqeri”, që është një rrëfim për Kosovën dhe rrugëtimin e shtetit më të ri të Evropës drejt pavarësisë, do të shfaqet në disa qytete të shtetit amerikan të Iowas nga 21 tetori, deri më 27 tetor.

Dokumentari është prodhim i regjisorit amerikan Luke Harwath. Ky film u nisë para tre vitesh. Filmi tregon për përpjekjet e shtetit të Kosovës për t’u bërë i pavarur dhe shpalljen e pavarësisë.

Iowa ka krijuar një lidhje të veçantë me Kosovën, pasi nga ky shtet amerikan ka pasur disa njësite ushtarake që kanë shërbyer në Kosovë.

Pjesë e dokumentarit janë edhe disa nga figurat tona publike si Atifete Jahjaga e Mimoza Kusari –Lila.

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/dokumentari-per-kosoven-shfaqet-ne-disa-qytete-amerikane-video/

Blick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësRockuzinë sjellë Metal United World Wide në KosovëAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen