Na ndiqni në:

Uta Ibrahimi dhuron për Muzeun e Gjilanit kazmën me të cilën u ngjit në Everest dhe Manaslu

Prishtinë, 20 tetor 2017 - Uta Ibrahimi është femra e parë që është ngjitur në dy maje të larta brenda një viti, shkruan KultPlus.

Uta është femra e parë shqiptare e cila me sukses është ngjitur në majën Everest – 8848 metra mbi nivelin e detit, në muajin maj të këtij viti si dhe në muajin shtator ajo ka shënuar ngjitjen e dytë, atë në majën e Manasolus, 8160 m e lartë.

Gjithë këto ngjitje Uta i bëri edhe me ndihmën e një kazme e cila do të mbetet histori për shqiptarët.Për tu ruajtur në mënyrën dhe vendin e duhur, kjo kazmë historike sot i është dorëzuar Muzeut të Gjilanit.

Për këtë gjë ka njoftuar vetë Uta e cila është shprehur e lumtur që ka kontribuuar në këtë Muze.

“Gjilani nuk ka autostradë, por ka histori e njerëz të edukum. E ka muzeun e vet e që asht i mbushun me gjana që i kanë sjell vet njerëzit… Sot, me shumë kënaqësi, pas kërkesës së drejtoreshës së Muzeut të Gjilanit znj. Gjylishen e dhashë edhe unë kontributin tim … dhurova kazmën historike me të cilën u ngjita në 2 çatitë e tokës, si gruaja e parë shqiptare, Everest 8848 dhe Manaslu 8163”, ka shkruar ajo në Facebook.

Burimi:http://www.kultplus.com/trashegimia/uta-ibrahimi-dhuron-per-muzeun-e-gjilanit-kazmen-te-cilen-u-ngjit-ne-everest-dhe-manaslu/

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales