Na ndiqni në:

Filmi shqip ‘Bloodlands’ nominohet në disa kategori në çmimet australiane ASSG

Prishtinë, 20 tetor 2017 - Filmi horror “Bloolands”, ku luan aktorja shqiptare Ilire Vinca, ka marrë disa nominime në çmimet prestigjioze ASSG Awards 2017.

“Bloodlands” ka marrë nominime në kategoritë miksimi më i mirë muzikor, Andrew Plain Award for Best Film Sound Design, Member’s Choice dhe Soundtrack of the Year.

“Bloodlands” është lansuar në shkurt të këtij viti. Filmi me regji e skenar nga Steven Kastrissios tregon historinë e një familjeje shqiptare e cila ballafaqohet me gjakmarrje – një fenomen ky i njohur në Ballkan, shkruan KultPlus. Në film luajnë edhe Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Florist Bajgora, Andi Begolli, Fioralba Kryemadhi e aktorë tjerë.

Çmimet ASSG (Australian Screen Sound Guild) ndahen në Australi.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/51792/filmi-shqip-bloodlands-nominohet-ne-disa-kategori-ne-cmimet-australiane-assg/

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësFilmi “Përjetësisht fëmi”, edhe në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtarePesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales