Na ndiqni në:

Dua Lipa parashikon motin e Kosovës në televizionin francez

Prishtinë, 19 tetor 2017 - Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez.

E ftuar në “TMC TV”, Lipa dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit.

Në një moment ajo përmend edhe motin në Prishtinë, duke treguar prejardhjen e saj. “Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Është 22 gradë celsius. Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje. Këtë moment, Lipa e ka ndarë me fansat e saj edhe në rrjetet sociale.

Burimi:http://www.gazetaexpress.com/roze/dua-lipa-parashikon-motin-e-kosoves-ne-televizionin-francez-449613/ 

“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam