Na ndiqni në:

Filarmonia e Kosovës nis sezonin e ri me performancë të trumbetistit Nakariakov

Prishtinë, 12 tetor 2017 - Veprat e kompozitorëve Hajden, Çajkovski dhe Brahms u interpretuan në koncertin e parë të Filharmonisë së Kosovës për sezonin e ri.

Nën drejtimin e dirigjentit Boian Videnoff, i cili për herë të katërt bashkëpunoi me instrumentistët e Orkestrës Simfonike, koncerti kishte dy të ftuar specialë, dy instrumentistë të shquar botërorë: pianisten Maria Meeroviç dhe trumbetistin më në zë të kohës, virtuozi Sergei Nakariakov. I quajtur "Paganini i trumbetës", Sergei Nakariakov ka luajtur trumbetën që nga fëmijëria.

Në fakt, instrumenti i tij i parë muzikor ishte pianoja. Në moshën dhjetë vjeçare, Nakariakov filloi të interpretonte me orkestra në vendet e rëndësishme të ish- Bashkimit Sovjetik. Aktualisht, ai renditet si një nga trumbetistët me më ndikim në botë dhe ftohet në skenat më të rëndësishme koncertale në të gjithë botën. Për herë të parë në Kosovë, Sergei Nakariakov u shpreh i kënaqur me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës.

“Njerëzit e mrekullueshëm, Orkestra e mrekullueshme, muzikantë të rinj dhe entuziastë, një atmosferë e mirë. Është shumë mirë të jem këtu bashkë me miqtë dhe muzikantë të mrekullueshëm, dirigjentin Boian Videnoff dhe pianisten, Maria Meeroviç”, ka thënë ai.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/49924/filarmonia-e-kosoves-nis-sezonin-e-ri-me-performance-te-trumbetistit-nakariakov/ 

Kosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë