Na ndiqni në:

Mundësi për koncerte solistike në qytetin e Romës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë njofton muzicientët dhe këngëtarët solist nga Kosova rrethë mundësive për t'u prezantuar në muze dhe galeri të qytetit të Romës, përmes Zetema projekti për kulturë i Komunës së Romës.

Zetema ofron hapësira gratis nëpër muze e galeri të Qytetit të Romës, ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë ofron ndërmjetësim. Shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe të tjera, kërkohet të sigurohen nga vetë artistët.

Tre nga projektet kryesore vjetore të Qytetit të Romës, e ku mund të përfshihen performues nga Kosova janë:

NATA E MUZEVE
(organizohet rreth datës 18 maj, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve - mundësi për të marrë pjesë me koncerte solistike)

"Nata e Muzeve" është festë evropiane që organizohet në të njëjtën kohë në tridhjetë vende evropiane, përfshirë Romën, promovuar nga Komuna e Romës, Departamenti i Rritjes Kulturore dhe Mbikëqyrje të Trashëgimisë Kulturore, me koordinim organizativ të Zètema Projektit për Kulturë. Muzetë gjatë kësaj feste hapen gjatë natës, prej orës 20:00 deri në 02:00 të mëngjesit, me ekspozita, ngjarje dhe shfaqje të ndryshme. Muzeume të rëndësishme dhe institucione të huaja kulturore gjithashtu marrin pjesë në "Natën e Muzeve".

FUNDJAVA NE MUZE
(Organizohet cdo fundjavë, nga muaji korrik deri në fund të vitit)

Çdo muaj një nga muzetë hapet në mbrëmje duke organizuar koncerte. Në këtë aktivitet preferohet performancë muzikore. "Fundjava në Muze" i dedikohet artistëve në zhvillim dhe synon të zgjedhë deri në katër performanca për çdo muaj, që mund të prezantohen në Muzetë e Qytetit të Romës dhe në disa vende të tjera kulturore të kryeqytetit duke filluar në muajin korrik dhe deri në në fund të vitit, si pjesë e festivalit "Në fundjavë arti gjallërohet", ku pritet hyrje e lirë e vizitorëve ose me biletë me kosto prej 1 euro.

Iniciativë e hapur për artistët e rinj në mes të moshës 18 dhe 30 vjeç. Mirëpriten aktivitetet si: muzikë, teatër dhe vallëzim. Për të marrë pjesë, pritet dërgimi i një video të projektit. Nuk ka kufizime në gjuhën e përdorur për shfaqjet muzikore. Shfaqjet teatrore duhet të kenë përdorim mbizotërues të gjuhës italiane.

MUZETE NE MUZIKE
(organizohet të shtunën e fundit të nëntorit ose të shtunën e parë të dhjetorit - mundësi për të marrë pjesë me performancë/koncerte solistike)

Muzet e Qytetit dhe Qendrat Kulturore hapen për publikun nga ora 20:00 deri në 02:00 pas mesnate me ekspozita dhe ngjarje muzikore.

Ngjarja e promovuar nga Komuna e Romës, Departamenti i Rritjes Kulturore - Mbikëqyrje të Trashëgimisë Kulturore, dhe organizuar nga Projekti i Kulturës Zètema. Në programin muzikor marrin pjesë këngëtarë të rinj dhe grupe muzikore, të moshës mes 18 dhe 29 vjeç, solo apo në grup, e që përzgjedhen nga Projekti i Kulturës Zètema.

N-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënOborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në VeneciaAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan