Na ndiqni në:

Flaka Haliti me ekspozitë në Gjermani

Prishtinë, 11 tetor 2017 - “Here – Or Rather There, Is Over There” është ekspozita e Flaka Halitit që do të prezantohet në Lingen të Gjermanisë, përkatësisht në Kunsthalle të Lingen, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë do të hapet më 13 tetor në ora 13:00, kurse e hapur për publikun e gjerë do të jetë prej 14 tetorit të këtij viti deri më 14 janar të vitit 2018. Organizatorët kanë bërë të ditur se kjo është ekspozita e parë artistike që do të prezantojë kjo galeri, duke specifikuar më pas për Flaka Halitin, si përfaqësuese e Kosovës në Bienalen e Venedikut përgjatë vitit 2015, sikurse edhe pjesëmarrje të tjera të shumta artistes kosovare Flaka Haliti.

Burimi:http://www.kultplus.com/arti-pamor/flaka-haliti-ekspozite-ne-gjermani/

“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikën“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënRockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë