Na ndiqni në:

Tregimi “Letra e një ushtari të huaj” i Adil Ollurit botohet në “Kroniko de Balkanio”

Prishtinë, 6 tetor 2017 - Tregimi “Letra e një ushtari të huaj” i autorit Adil Olluri është botuar në revistën letrare “Kroniko de Balkanio”, që është një revistë serioze e esperantologëve që merren me çështje të Ballkanit, shkruan KultPlus.

Ky tregim është pjesë e librit me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”. Në gjuhën esperanto, tregimin e përktheu profesor Bardhyl Adem Selimi. Olluri është shprehur i lumtur për këtë vlerësim dhe ka falënderuar përkthyesin e librit. “Tregimi im “Letra e një ushtari të huaj” botohet në revistën letrare “Kroniko de Balkanio”, që është një revistë serioze e esperantologëve që merren me çështje të Ballkanit.

Ky tregim është pjesë e librit me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”. Në gjuhën esperanto e përktheu profesor Bardhyl Adem Selimi, të cilit i jam mirënjohës për përkthimin dhe promovimin e prozës sime në mesin e esperantologëve nga mbarë bota”, shkruan Olluri në Facebook.

Burimi:http://www.kultplus.com/libri/tregimi-letra-e-nje-ushtari-te-huaj-adil-ollurit-botohet-ne-kroniko-de-balkanio/

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York