Na ndiqni në:

Besa Llugiqi me rol kryesor në premierën e “La Traviata ” premierë në Bullgari

Prishtinë, 5 tetor 2017 - Pas suksesit që pati me shfaqjen e Lucia di Lammermoor në Shtëpinë Operistike në Burgas, sopranoja kosovare Besa Llugiqi, së shpejti do ta jetësoj rolin kryesor të Violeta Valery në këtë teatër, shkruan KultPlus.

“La Traviata” e Verdit, do të dirigjohet nga dirigjenti më i mirë bullgar Ivan Kojuharov, ndërsa Llugiqi në një prononcim për KultPlus, tregoi se është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të që ta ketë këtë rol dhe të punoj me maestron Kojuharov. “Për mua roli i Violetës është mjaft kompleks i gërshetuar me vështirësi teknike, një kryevepër e ndërtuar me mjaft dinamizëm, vuajtje, sakrificë e dashuri janë nuancat që e bëjnë dinamike këtë vepër dhe që publikun e mbajnë gjatë gjithë kohës në drithërima.

Po ashtu është kënaqësi e jashtëzakonshme që të bashkëpunoi me maestro Ivan Kojuharov, ku vite më parë kam dëgjuar një interpretim të ‘Traviatës’ që është dirigjuar nga ky mjeshtër dhe më ka lënë aq mbresa sa mezi prisja një bashkëpunim të tillë”, ka thënë për KultPlus Llugiqi.Krejt ky bashkëpunim ashtu siç tregoi edhe vetë sopranoja erdhi pas suksesit që kishte shfaqja e Lucia di Lammermoor në këtë teatër, dhe menjëherë i pasoi ftesa për “Traviatën”.

“Sigurisht më gëzoi pa masë fakti që do të ngjitem në skenë me rolin tim të preferuar në drejtimin e Kojuharov, i cili është një prej dirigjentëve më të mirë që ka Bullgaria”, theksoi ajo për KultPlus. “La Traviata”, do të ngjitet në skenën e Shtëpisë operistike Burgas më 3 nëntor të këtij vitit.

Burimi:http://www.kultplus.com/teatri/la-traviata-premiere-ne-bullgari-besa-llugiqi-rol-kryesor/

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës