Na ndiqni në:

Qerkezi shton listën e debutimeve me rolin kryesor në “Teatro Petruzzelli”

Prishtinë, 3 tetor 2017 - Sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi, do ta shtojë listën e teatrove me nam, në të cilat ka performuar, duke u ngjitur të debutojë në skenën e “Teatro Petruzzelli”. Me petkun e personazhit të njohur operistik Lucia di Lammermoor, ajo do të prezantohet para audiencës italiane, në teatrin që konsiderohet i katërti më i madh në gjithë Italinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një audicion i realizuar dy vjet më parë, ia kishte siguruar Qerkezit rolin kryesor të operës tragjike të kompozitorit italian, Gaetano Donizetti. Në teatrin e qytetit Bari, ajo do t’i ketë katër shfaqje, ndërmjet datave 4 e 11 nëntor. “Pas audicionit të suksesshëm dy vjet më parë, mora lajmin që unë isha përzgjedhur për të interpretuar Lucian në ‘Teatro Petruzzelli’ në Bari. Ishte moment shumë i lumtur për mua”, ka thënë Qerkezi, e cila në shtator të këtij viti debutoi në “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/47941/qerkezi-shton-listen-e-debutimeve-me-rolin-kryesor-ne-teatro-petruzzelli/

Elbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër