Na ndiqni në:

Ambasada Amerikane përkrahë projektin “Kujtesa e Kosovës...”

Prishtinë, 2 tetor 2017 - Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, nënshkroi grantin e dhënë nga Ambasada Amerikane për realizimin e projektit “Kujtesa e Kosovës: histori gojore – 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”.

Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”. Ky projekt është hartuar dhe do të realizohet nga Dega e Antropologjisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Projekti ka për synim mbledhjen, dokumentimin, publikimin dhe promovimin e historisë gojore të personave të moshuar në Kosovë – mbi 80 vjeç, në mënyrë që rrëfimet dhe kujtimet e popullit të ruhen si histori autentike e jetës në Kosovë.

Projekti “Kujtesa e Kosovës: histori gojore – 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” ka për qëllim krijimin e një modeli dhe një qendre informative e trajnimi për projektet e mëtejme të historisë gojore me anë të të cilave do të arrihet edhe një lidhje më e fuqishme e bashkëpunimit midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe studiuesve dhe hulumtuesve të Departamentit të Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Temat që do të trajtohen në historitë gojore të 100 të moshuarve të intervistuar, e që do të botohen si përmbledhje rrëfimesh, do të jenë tema mbi zhvillimin e jetës në të kaluarën, zakonet ekonomike e familjare, marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë vendit, mbajtjen e fesë, tolerancën, artin dhe zejtarinë, martesat dhe të drejtat e grave në përgjithësi. Projekti “Kujtesa e Kosovës: histori gojore – 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” do të fillojë më 1 tetor të vitit 2017 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të vitit 2018.

Burimi:http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=204254

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë