Na ndiqni në:

Filmi "Martesa" nga Blerta Zeqiri, me premierë botërore në Estoni

Prishtinë, 27 shtator 2017 - Filmi i parë i metrazhit të gjatë nga znj. Zeqiri do të jetë pjesë e garës zyrtare të Tallinn Film Festival, ku do të shfaqet më 28 nëntor të këtij viti.

Kjo është bërë publike në një pjesë të programit zyrtar të Festivalit të Filmit në Tallinn të Estonisë, ku bën pjesë edhe filmi “Martesa” i regjisores fituese të çmimit për filmin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar në festivalin më të madh të filmit në SHBA – Sundance.

“Jam shumë e lumtur që një punë 5-vjeçare po kurorëzohet me një premierë në një festival të tillë. Është moment i lumtur për mua dhe paksa i pikëlluar, sepse është një lloj ndarjeje, pasi që nga tani Martesa e fillon udhëtimin e saj nëpër botë, derisa unë ia filloj një projekti të ri filmik” tha znj. Zeqiri e cila tanimë ka 5 vite prej kur e ka nisur punën në këtë projekt, që njëherit është edhe filmi i saj i parë i metrazhit të gjatë.Filmi “Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese.

Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkah edhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, si projekt me financim minoritar. Tallinn Film Festival, ku më 28 nëntor do të shfaqet bashkëprodhimi filmik Kosovë-Shqipëri, bën pjesë në mesin e 15 festivaleve garues të kategorisë A, sipas Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAFP), dhe ky film shënon filmin e tretë të gjatë të mbështetur nga QKK që sivjet ka premierën botërore në festival të kategorisë A.

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/filmi-martesa-nga-blerta-zeqiri-premiere-boterore-ne-estoni/

Rockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.GallenOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in