Na ndiqni në:

Filmi “Përjetësisht Fëmijë” fiton dy çmime ndërkombëtare

Prishtinë, 25 shtator 2017 - Filmi i metrazhit të shkurtër “Përjetësisht Fëmijë”-“Eternally Child” me skenar e regji të Lorena Sopit, prodhim i AS Film Production dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ka fituar çmimin e Meritës /Aëard of Merit/ në Edicionin e 13-të të festivalit prestigjioz Accolade Global Film Compettition në Kaliforni të USA, si dhe çmimin e regjisorit më të mirë në kategorinë studentore /Best Student Director/ në festivalin Pink City International Film Festival në Indi, shkruan KultPlus.

Ky film gjatë këtij muaji dhe gjatë muajit tetor do të shfaqet edhe në disa festivale shumë të rëndësishme ndërkombëtare, si në: edicionin e 68-të të Montecatini International Short Film Festival – Itali, Mediterraneo Film Festival of Tanger – Marok, Sose International Film Festival – Yerevan, European Film Festival – Lituani, Slemani International Film Festival – Kurdistan, etj.

Filmi “Përjetësisht Fëmijë” trajton raportin e rrënuar familjar mes babasë autoritar dhe fëmijut të mitur. Moni, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndjenë peshën e mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur.

Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyer, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur,me shpresë se do të liroj shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushoj i qetë në jetën e përtejme.

Në rolin kryesor paraqitet aktori i njohur Xhevat Qorraj dhe Miran Zymberaj. Në rolet e tjera vijnë Sheqerije Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj. Dejtori i fotografisë është Latif Hasolli. Montazhier Nexhmi Mehmeti. Kostumografe Samka Ferri. Mjeshtër zëri Gëzim Rama. Skenograf Uran Duli. Kompozitor Naim Krasniqi.

Burimi: http://www.kultplus.com/filmi/filmi-perjetesisht-femije-fiton-dy-cmime-nderkombetare/

Kori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënRockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë