Na ndiqni në:

“Ulpiana” me 15 mijë vizitorë brenda 8 muajve

Prishtinë, 14 shtator - Sipas një matematike të thjeshtë, i bie që rreth 60 veta në ditë e vizitojnë “Ulpianën”. Kësisoj ky park arkeologjik po bëhet në njërën prej pikave kryesore turistike, sa i përket trashëgimisë kulturore.

Në bazë të të dhënave që mbajnë përgjegjësit e parkut, prej janarit të këtij viti e deri në këtë muaj, mbi 15 mijë vizitorë kanë frekuentuar këtë lokalitet, 13 kilometra nga kryeqyteti, i inauguruar në fund të tetorit të vitit të kaluar si parku i parë arkeologjik.

Pavarësisht se është mirëmbajtur në detaje, “Ulpiana” përballet me problemet e vjetra. Strukturat antike vazhdojnë të qëndrojnë në tokë private, e shteti paguan qira për to. Elektrifikimi i hapësirës vazhdon të mbetet dëshirë e atyre që punojnë aty, e sa i përket planit të menaxhimit Ministria e Kulturës numëron tre muaj që ka shkelur afatin për miratimin e tij.

Burimi: http://www.koha.net/kulture/44196/ulpiana-me-15-mije-vizitore-brenda-8-muajve/

Blick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in