Na ndiqni në:

Tre filma synojnë të bëhen propozimi i Kosovës për “Oscar”

Prishtinë, 13 shtator 2017 - Komiteti selektues do t’i vlerësojë tre filma për të marrë vendimin se cili do të jetë propozimi i Kosovës për nominim për “Oscar”.“T’padashtun” nën regji të Edon Rizvanollit, “Eho” i Dren Zherkës, “Rooftop Story” nen regji të Gazmend Nelës janë treshja e filmave, ekipet e të cilëve i janë përgjigjur thirrjes për aplikim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, e cila është përmbyllur të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të tre këta filma janë të bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit. Dy të parët ngjarjen e zhvendosin në kohën e pasluftës - njëri që vë në fokus dy personazhe që ndihen të humbur dhe kërkojnë pranimin, e tjetri i konceptuar si homazh për një gjeneratë me protagonistin që e përmbyll qarkun jetësor në një gjendje të rëndë vetmie. Ndërsa, i treti flet për humbjen dhe pendimin.

Kriteri bazë që të mundë të jenë propozim i Kosovës për “Oscar” është që filmat të jenë shfaqur për shtatë ditë rresht në kinematë e vendit, duke nisur nga data 1 tetor e vitit 2016 e jo më larg sesa data 30 shtator e këtij viti, e të cilët i plotësojnë edhe kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.

Burimi: http://www.koha.net/kulture/43736/tre-filma-synojne-te-behen-propozimi-i-kosoves-per-oscar/

Kryetari i Londrës mburret me Dua Lipën“Home” shpërblehet me dy çmime në festivalin “For Rainbow” në BrazilErza Muqolli performoi në mbrëmjen “Parantezë kosovare” në ParisZërina, zë i basketbollit kosovar në SHBA