Na ndiqni në:

Poezitë e poetëve shqiptarë botohen në Antologjinë e poezisë në Itali

Prishtinë, 31 gusht 2017 - Në Itali, “La stanza del poeta” në edicion të EVA-s ka botuar në gjuhën italiane Antologjinë e poezisë “DIALOGHI” (Dialogje). Në të janë përfshirë 16 autorë të njohur botërorë, në mesin e të cilëve edhe poetët shqiptarë.

Ndër 16 autorët e njohur botëror tre nga ta janë poetë shqiptarë si: Shaip Emërllahu, Ilire Zajmi dhe Ndue Ukaj. Një gjë të tillë e bëri publike përmes rrjetit social Facebook, poeti Shaip Emërllahu, i cili poashtu ka publikuar edhe fotografitë e poetëve dhe të antologjisë ‘Dialogje’.

Poezitë i përktheu poeti dhe përkthyesi italian, Xhezepe Napolitano, i cili njëherit ka bërë edhe parathënien e Antologjisë, transmeton KultPlus.

Burimi: http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=195036

“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales