Na ndiqni në:

Riad Ymeri me katër paraqitje në skena prestigjioze të New Yorkut

Prishtinë, 31 gusht 2017 - Pushimi sezonal veror i ka shërbyer tenorit të njohur kosovar që të bëhet gati për maratonën e dytë koncertale të këtij viti. Riad Ymeri - i cili po vazhdon karrierën në New York - rrugëtimin që e nisi në fillim të këtij viti nëpër skena të mëdha të skenës së muzikës klasike në ShBA, do ta vazhdojë edhe për tre muaj të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas sukseseve dhe ngjitjeve në skenat e mëdha si “Music Hall at Snug Harbor” e deri te “Carnegie Hall”, Ymeri gjatë muajit shtator do të rikthehet në skenë me koncertin, i cili është bashkëpunim me “Asian Cultural Symphony” në “Lincoln Center”, më saktësisht do të debutojë në sallën prestigjioze ‘Alice Tully Hall’.

Pas vlerësimeve dhe kritikave pozitive që ka marrë në koncertet e kaluara, ai thotë se ka marrë shtytje më të madhe që të vazhdojë të punojë edhe më tej. Tre muajt e ardhshëm e presin katër paraqitje.

Pas asaj në “Lincoln Center”, do të rikthehet të bashkëpunojë me “Camerata Orchestra NY” për realizimin e një ndër veprave më të njohura: Simfoninë e 9-të të Beethovenit.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/41063/riad-ymeri-me-kater-paraqitje-ne-skena-prestigjioze-te-new-yorkut/

Kori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen