Na ndiqni në:

KOK-u kujton medaljen e artë olimpike të Majlinda Kelmendit

Prishtinë, 8 gusht 2017 - Komiteti Olimpik i Kosovës, e ka festuar njëvjetorin e medaljes olimpike të Majlinda Kelmendit, e cila kishte triumfuar në Rio të Brazilit, më 7 gusht 2016.Me këtë rast, Komiteti Olimpik, e ka botuar edhe librin “Debutimi i Artë” që i kushtohet Majlindës dhe suksesit historik të saj.

Në një ceremoni të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin shumë mysafirë dhe qytetarë, nuk kanë mundur të mungojnë personazhet kryesore, Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka.

Kelmendi u shpreh se 7 gushti 2016, do të mbetet moment i paharruar në karrierën e saj, transmeton KTV. Si një datë të paharruar, e kujton edhe trajneri, Driton Kuka, i cili e cilëson Majlinda Kelmendin si Lionel Messin në futboll. Për Driton Kukën, organizatorët kishin përgatitur një befasi, duke ia sjellë këmishën e tij të preferuar, me të cilën ka shënuar shumë suksese. Fjalë të mëdha për suksesin e Majlinda Kelmendit dhe Driton Kukës, tha edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Lidhur me botimin e parë të këtij lloji, foli sekretari i Komitetit Olimpik, Shasivar Haxhijaj Befasitë në këtë mbrëmje nuk munguan, ku në fund të ceremonisë, Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka, vallëzuan me anëtarët e grupin, Art Disigne, duke treguar talent edhe në vallëzim. Majlinda Kelmendi u bë sportistja e parë që ia siguroi Kosovës medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Në finale, xhudistja nga Peja e kishte mposhtur italianen, Odette Giuffrida.

Burimi: http://www.koha.net/sport/36642/kok-u-kujton-medaljen-olimpike-te-majlinda-kelmendit/ 

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës