Na ndiqni në:

Sislej Xhafa vitin e ardhshëm me ekspozitë në Kosovë

Prishtinë, 8 gusht 2017 - Vitin tjetër, artisti Sislej Xhafa do të sjellë artin e tij në një ekspozitë në Kosovë. Kësisoj ka zbuluar mbrëmë artisti në mbrëmjen “Ta zbardhi ftyrën” e cila u organizua në Prishtinë nga gazeta për art dhe kulturë – KultPlus.

Xhafa gjatë bisedës artistike zbuloi se po punon bashkë me Arta Aganin, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, për një ekspozitë në Prishtinë, ky një rikthim i artistit pas ca vitesh në Prishtinë. Sidoqoftë, Xhafa vazhdon të jetë aktiv me ekspozitat e tij në shtete të ndryshme, përfshirë këtu Bienalen e Venecias ku po prezantohet vepra e tij “Lost and Found”.

Ky do të jetë bashkëpunim tjetër mes Sislej Xhafës dhe Arta Aganit, pasi ata janë pjesë e Pavijonit Kosovar në Bienalen e Venecias këtë vit në Itali, me Aganin si kuratore të këtij Pavijoni. “Nuk do të zbuloj më shumë por po bisedojmë dhe është në plan një ekspozitë vitin tjetër. Gjithmonë bashkëpunimi me Artën është i mirë, por nuk do të zbuloj më shumë” ka treguar Xhafa gjatë bisedës së mbrëmshme në Hamam Bar në Prishtinë, ku pati plot të interesuar për të dëgjuar rrëfimet e Sislej Xhafës dhe Imer Kutllovcit.

Burimi: http://kultplus.com/arti-pamor/sislej-xhafa-vitin-tjeter-ekspozite-ne-kosove/ 

Kosova me 17 anëtarë në Akademinë Evropiane të FilmitZbulime arkeologjike të rastit nga Kaliçani i IstogutXhaka me Arsenalin fiton Superkupën e AnglisëVepra e artistit Alban Muja, në ekspozitën permanente të Muzeut Ludwig në Budapest