Na ndiqni në:

Xhaka me Arsenalin fiton Superkupën e Anglisë

Prishtinë, 7 gusht 2017 - Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka ndihmuar Arsenalin që të nisë stinorin e ri me një trofe.

Arsenali i Xhakës të dielën në Wembley ka fituar Superkupën e Anglisë (Community Shield), duke mposhtur kampionen e Anglisë, Chelsean pas penalltive me shifrat 4:1. Koha e rregullt kishte përfunduar 1:1. Në të vërtetë Xhaka, që luajti tërë ndeshjen, asistoi në golin e barazimit të Arsenalit të shënuar nga Sead Kolashinac në minutën e 82-të. Kolashinac shënoi me kokë pas një gjuajtjeje të lirë të Xhakës. Për Chelsean kishte shënuar Victor Moses në minutën e 46-të. Chelsea mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Pedro Rodriguezit, pas një ndërhyrjeje nga prapa, shkruan sot “Koha Ditore”. “Faza parasezonale ka qenë e mirë, është parë edhe në performancën sot. Ishte hapi i parë për këtë stinor, jam shumë i lumtur që kemi fituar sot, ne duhet të vazhdojmë të punojmë fortë. Javën e ardhshme është Premier League dhe shpresoj se do të fillojmë mirë”, ka thënë Xhaka, që është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes nga BT Sport 


Burimi: http://www.koha.net/sport/36442/xhaka-me-arsenalin-fiton-superkupen-e-anglise/

“Your Song” e Rita Orës arrin 100 milion shikime në SpotifyKOK-u kujton medaljen e artë olimpike të Majlinda KelmenditFormohet komiteti selektues për propozimin e Kosovës në OscarsFlorent Boshnjaku nominohet në javën e “Pop, rock dhe muzikës elektronike” në Gjermani