Na ndiqni në:

DMovies: Dokufest, fytyra e re e Kosovës në botë

Prishtinë, 7 gusht 2017 - “Një nga festivalet më të gjalla dhe më të larmishëm të filmit dokumentar në Evropë, këtë javë nis përsëri në qytetin e mahnitshëm dhe simpatik të Prizrenit, në Kosovë.

Lexoni storien tonë për Dokufest-in”, kështu nisë platforma ndërkombëtare e filmave DMovies.org artikullin kushtuar DokuFest-it i cili do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht. ‘DMovies’ Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër-DokuFest, e quan si një nga ngjarjet më të rëndësishme të filmit në Ballkan dhe më të madhin në Kosovë. “Regjisori i famshëm amerikan, AJ Shnack kohët e fundit e përshkroi atë si një nga festivalet më të mira dokumentare ndërkombëtare në botë. Ai përfshin një program të larmishëm dokumentarësh dhe filmave të shkurtër, të cilët shfaqen në qytetin mesjetar të Prizrenit, në të cilin ka shumë kodra të gjelbra dhe një kala të fortë”, shkruan ‘DMovies’, përcjellë KultPlus. “Prizreni është një qytet multi-etnik ku për shekuj me radhë, gjuhët, kultura dhe fetë kanë ekzistuar në harmoni, një simbol i tolerancës për Kosovën dhe rajonin. Ky qytet është i vendosur në shpatet e maleve të Sharrit, në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, vend ky mjaft i përmendur në kohën e perandorisë Bizantine dhe Osmane”, kështu përshkruan platforma e njohur e filmave qytetin e Prizrenit. 


Burimi: http://www.insajderi.com/dmovies-dokufest-fytyra-e-re-e-kosoves-ne-bote/

Liburni e nis me fitore fazën e kualifikimeve në UEFA Futsal CupFilarmonia e Kosovës nis sezonin e ri me performancë të trumbetistit NakariakovFlaka Haliti me ekspozitë në GjermaniDua e Rita në top pesëshen britanike