Na ndiqni në:

Majlinda Kelmendi e artë në Kampionatin Evropian

Prishtinë, 21 prill 2017 - Fituesja e të Artës në Lojërat Olimpike që u mbajtën vitin e kaluar në Brazil, Majlinda Kelmendi ka fituar të artën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Warsaw të Polonisë, shkruan IndeksOnline.

Kelmendi arriti ta mposhte në finale garuesen ruse, Alesya Kuznetsova në kategorinë e 52 kilogramëve. Kjo ishte medalja e parë për përfaqësueses e Kosovës e cila në këtë kampionat së bashku me trajnerin Driton Kuka janë të pranishëm edhe gjashtë sportist. Pas medaljes së artë që u fitua nga Majlinda Kelmendi, tani një tjetër e fiton Nora Gjakova e cila mposhti bullgaren Ileva Ivelina, për medaljen e bronztë. Vlen të përmendet se përfaqësuesja e Kosovës është me vetëm gjashtë xhudistë në këtë kampionat dhe me dy medalje radhitet lartë në ranglistën e këtij kompeticioni.

Burimi:http://indeksonline.net/sport/majlinda-kelmendi-e-arte-ne-kampionatin-evropian-foto-80040/

“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreOborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në Venecia“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës