Na ndiqni në:

Aktorja e famshme hollivudiane Jessica Chastain e lavdëron aktorin Val Maloku

Prishtinë, 20 mars 2017 - Aktorja Jessica Chastain, aktore e nominuar dy herë për Çmimin prestigjioz Oscar, ka shkruar dje për aktorin e vogël kosovar Val Maloku.

Ky i fundit në film luan rolin e Ryszard Żabiński, ndërsa Jessica Chastain vjen në rolin e Antonina Żabińska. Dyshja ka luajtur bashkë në filmin “The Zookeepers Wife”, ndërsa derisa Vali e ka quajtur aktoren si nënën e tij për dy muaj sa është xhiruar filmi. Jessica me fansat e saj ka ndarë një foto me Valin, bashkangjitur me një urim, shkruan KultPlus.com “E kam dashuruar punën me ty, zemër. Ti je kaq i mrekullueshëm në film” ka shkruar Jessica Chastain, e cila ka në bagazhin artistik edhe dy nominime nga Akademia Britanike e Filmit. Val Maloku luan në “The Zookeepers Wife” pas rolit që pati tek filmi “Babai”, ku edhe ra në sy me talentin e tij, më pas për tu ngjitur në një film me një aktore të kalibrit hollivudian. Filmi “The Zookeepers Wife” u dha premierë me 8 mars në Poloni. Val Maloku në film luan rolin e Ryszard Żabiński, ndërsa Jessica Chastain vjen në rolin e Antonina Żabińska.

Burimi: http://www.insajderi.com/aktorja-e-famshme-hollivudiane-lavderon-aktorin-val-maloku/

Mediet e Australisë raportojnë për restaurantin “Ku De Ta” të arkitektit Përparim RamaCNN shkruan për mozaikun e Nënës Terezë të bërë nga Saimir Strati“Mushkonja” nga Xhevdet Bajraj e Arben Idrizi do të ngjitet në skenën e VjenësKosova, me autorët më të mirë ndër vite bëhet pjesë e Sallonit të Librit në Paris