Na ndiqni në:

Shfaqja kosovare “Pasardhësi”, sonte premierë në Teatrin e Maqedonisë

Prishtinë, 16 shkurt 2017 – Sonte në Teatrin e Maqedonisë do të prezantohet shfaqja “Pasardhësi”, nga vepra e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare e cila është dhënë premierë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja që është inskenuar nën regjinë e maqedonasit Slobodan Unkovski, ishte shfaqja e fundit për vitin 2016-të, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ndërkaq udhëtimi i parë i kësaj shfaqje do të jetë në Maqedoni, ashtu siç ka shkruar aktori kosovar pjesë e kastës së kësaj shfaqje Adrian Morina, përcjell KultPlus. Në këtë shfaqje luajnë aktorët si: Çun Lajçi, Lumnie Sopi, May-Linda Kosumoviç, Bajrush Mjaku, Ismet Azemi, Bislim Muçaj, Armend Baloku, Adrian Morina, Shëngyl Ismaili, Xhevat Qorraj, Shpejtim Kastrati, Basri Lushtaku, Armend Smajli, Sheqerie Buqaj, Arta Selimi, Albulena Kryeziu –Bokshi, Semira Latifi.

Burimi: http://www.kultplus.com/?id=2&l=19330

“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikën“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in