Na ndiqni në:

Antian Asllani nga Peja fitues i garës botërore për logon e shtypit të lirë 2016

Prishtinë, 27 prill 2016 - Antian Asllani, nga Peja, është shpallur fitues i garës botërore për logon e shtypit të lirë 2016.

Lajmin për shpalljen e tij si fitues e ka bërë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner në një konferencë shtypi. Logoja e Antianit me tematikën për shtypin e lirë “Free the Press”, kishte hyrë në rrethin e ngushtë dhe falë votimeve ai ka arritur edhe të rrëmbejë vendin e parë. Departamenti Amerikan i Shtetit  kishte publikuar njoftimin se ka lansuar kampanjën e pestë #FreeThePress. “Përgjatë gjashtë ditëve të ardhshme, ne do të profilizojmë gazetarët që janë të sulmuar për raportimet e tyre në terren. Ne po ashtu do të vëmë në pah punën që misionet e SHBA-ve bëjnë për të promovuar lirinë e shprehjes dhe të shtypit”, thuhet në njoftimin e DASH.

Burimi: http://bit.ly/2426H86

“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.GallenOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës