Na ndiqni në:

Kosova me pavijon në Ekspozitën e Hortikulturës në Turqi, Expo Antalia 2016

Prishtinë, 21 prill 2016 – Kosova do ta ketë pavijonin e vet në Ekspozitën e Hortikulturës EXPO 2016 që fillon nga nesër në Antalia të Turqisë. Aty do të marrin pjesë mbi 40 shtete.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 6 muaj gjatë këtij viti ku edhe do të promovohet përmes formave të ndryshme secili shtet.Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës, si dhe të pavijonit të Kosovës.

Aty do të marrin pjesë edhe ministra e përfaqësues shtetesh që marrin pjesë në ekspozitë. Hapja qendrore do të bëhet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas organizatorëve, afër 8 milionë njerëz do ta vizitojnë ekspozitën gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë e hapur. Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që bujqësia e Kosovës apo nën sektorë të saj promovohen në panaire të mëdha botërore. Në janar të këtij viti Kosova prezantoi prodhimet e veta në panairin Green Week në Gjermani.

Burimi: http://bit.ly/210mQG5

Omar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreRockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikën