Na ndiqni në:

“A Sunday in the Country” vjen në Kosovë

Prishtinë, 20 prill 2016 - Kosova këtë vit do të jetë pikëtakim i filmbërësve nga mbarë Evropa me qëllim që të bisedohet mbi koproduksionet dhe bashkëpunimet mes shteteve të ndryshme në fushën e kinematografisë dhe filmit.

Regjisorë, aktorë e producentë do të bëhen bashkë për një vikend në Bogë në Kosovë, mes tyre edhe Veton Nurkollari – fotograf, producent dhe drejtor artistik i DOKUFEST, Lluis Minarro nga Akademia Evropiane e Filmit dhe Jukka Pekka Laakso –drejtor i Tampere Film Festival – ky një prej festivaleve më të mira të filmit të shkurtër në Evropë. “A Sunday in the Country” ka nisur që nga viti 1995, dhe është mbajtur në Poloni, Luksemburg, Kroaci, Izrael, Qipro e vende tjera, tash me destinacion Kosovën. Ideja është që të takohen filmbërës nga Evropa për të biseduar gjatë një vikendi dhe për të gjetur mënyra tjera bashkëpunimi që kinematografia evropiane të jetë më e lidhur dhe më e fortë.

Sivjet, Arben Zharku nga Qendra Kinematografike e Kosovës është nikoqir i këtij organizimi.

Burimi: http://bit.ly/1YGHw3W

“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanKosova në karate fiton tri medalje në Kampionatin BallkanikBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës