Na ndiqni në:

Muzikantët e Kosovës me koncert në Filarmoninë e Berlinit

Prishtinë, 11 shkurt 2016 - Salla e Filarmonisë së Berlinit, e cila tashmë shërben si model për sallat në mbarë botën, do të jetë nikoqire e gjashtë muzikantëve të rinj nga Kosova.

Në koncertin që është titulluar “Një natë për Kosovën”, këta muzikantë do të ngjiten në skenë bashkë me violinisten e njohur kosovare Sihana Badivuku, violistin Blerim Grubi, klarinetistin holandez Lars Wouters van den Oudenweijer, pianisten japonezo-amerikane Naomi Niskala dhe violonçelistin amerikan Frank Dodge.

Pikërisht Dodge është njëherësh edhe ideator i kësaj ngjarjeje që do të zërë vend më datën 27 të muajit prill. Orkestra e tij kamertale “Spectrum Concerts Berlin” dhe mysafirët nga Kosova do të bëhen tok për të performuar në njërën prej sallave më të rëndësishme të muzikës klasike jo vetëm në Gjermani.

Nga 53 veta sa do të bëheshin pjesë e konkursit, i cili u mbajt në nëntor të vitit të kaluar, të përzgjedhurit janë Andi Duraku, Alp Kuka dhe Eda Vllaço në piano, Ermal Kabashi dhe Tomorr Kumnova në kitarë dhe kompozitori Hajrullah Syla.

Në dy pjesët e para të koncertit do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Johann Sebastian Bach, Franc Schubert, Frederic Chopin, Johannes Brahms e të tjerë. Por pjesa e tretë do të jetë më e veçantë për publikun gjerman. Do të interpretohen tri vepra të kompozitorit kosovar, Hajrullah Syla. E ideja për “Një natë për Kosovën” nuk lindi krejt rastësisht. Dodge vizitoi Kosovën për herë të parë në vitin 2012 për t’u rikthyer pas një viti bashkë me miqtë e tij. Udhëtimin në Kosovë e konsideron si çështje shpirtërore.

Burimi: http://bit.ly/1o1qyAU
 

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam