Na ndiqni në:

Filmi “Shok” bën hapin e parë drejt “Oscar”-it

Prishtinë, 10 dhjetor 2015 - Filmi “Shok”, ka arritur të përzgjidhet në mesin e dhjetë filmave për këtë vit në kategorinë “Best Live Action Short Film”, nga “Academy Awards”, që shënon edicionin e 88-të. Këta 10 filma janë përzgjedhur nga një listë prej 144 filma, dhe kështu dhjetë sosh tani do të jetë në konkurrencë për pesë filmat që do të nominohen më pas për “Oscar” . Nominimet do të bëhen të ditura më 14 janar të vitit të ardhshëmKy lajm është bërë i ditur përmes “Facebook”-ut nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Filmi “Shok”, në regji të regjisorit anglez, Jamie Donoughue, ka për fokus jetën e dy fëmijëve, të cilët gjatë periudhës së luftës ishin të persekutuar nga ana e forcave serbe në Kosovë, ndërkohë që ky çmim për këtë film është i njëmbëdhjeti deri më tani. Ai është shpërblyer edhe në shumë festivale të tjera të filmit. “Shok” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa në kohën prej njëzet e një minuta, sa zgjatë gjithsej ky film, luajnë edhe aktorët: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Armond Morina, Aurita Agushi, Sunaj Raça, Eni Cani, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi dhe Ardit Tahiri. Madje, Lum Veseli dhe Andi Bajgora kanë arritur të fitojnë çmime për “Aktorët më të mirë” në festivale ndërkombëtare.

Xhirimet e filmit janë realizuar gjatë vitit të kaluar në qytetin e Mitrovicës, ndërkohë, producenti i tij, Eshref Durmishi, i cili e portretizon rolin e Dushanit, ka theksuar se përmes pamjeve në këtë film shfaqet një pjesë e rrugëtimit të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënKori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në AngliRockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë