Na ndiqni në:

Nesër premiera e fundit për këtë vit nga Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës

Prishtinë, 9 dhjetor 2015 - “Starvinsky & Ravel”, një shfaqje neo-klasike me dy koreografë është premiera e katërt dhe e fundit për këtë sezon që do e sjellë Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Sacra është pjesa e parë të cilën e ka realizuar koreografi, Mehmet Kursat ndërsa Bolero është pjesa e dytë të cilën e ka realizuar koreografi, Mehmet Ballkan ku ky i fundit në një konferencë për medie që u mbajt sot tha se është gjithmonë kënaqësi të punosh me Trupën e Baletit të Kosovës.

Ai po ashtu tregoi edhe për shfaqjen e cila premierën do ta ketë nesër me 10 dhjetor. “Vitin e kaluar Ahmeti më pyeti që të ia propozoj ndonjë koreograf dhe unë mendova dhe i propozova për Mehmet Kursat i cili ka qenë asistent i imi përgjatë 17 viteve ku po ashtu ishte edhe student i imi. Dhe natyrisht ai ka bërë një punë të shkëlqyer në pjesën e parë, e më pastaj kam ardhur unë që ta vazhdoj pjesën e dytë Boleron, që është hera e parë për mua që e punoj këtë balet, dhe kjo ndodhi me Baletin e Kosovës”, theksoi Mehmet Ballkan.

Ndërsa drejtori i Trupës së Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj e cilësoi këtë shfaqje si një ndër sukseset e këtij viti që ka shënuar kjo trupë. “Unë mendoj që gjatë këtij viti i kemi pasur disa suksese, ku ndër to është edhe kjo shfaqje të cilën e kemi punuar me një ekip shumë të madhe. Mendoj që do të jetë një shfaqje tejet e suksesshme, dhe në përgjithësi mund të them se këtë sezon e kemi përmbyllur me shumë sukses”, u shpreh Brahimaj. E krejt për fund, edhe balerinët u shprehën mjaft të kënaqur me punën që kanë bërë, ata thanë se nuk duan të flasin shumë, më mirë të shihet shfaqja nesër mbrëma.

Burimi: http://bit.ly/1lOOQgu

“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikën