Na ndiqni në:

Mezosopranoja Flaka Goranci, prezantoi perlat e muzikës shqiptare në Cyrih

Prishtinë, 9 dhjetor 2015 - Pas promovimeve të suksesshme në Austri, Shqipëri dhe Kosovë, radhën e kishte pikërisht qyteti i Cyrihut, ku mezosopranoja kosovare kishte zgjedhur për të promovuar CD-në e parë internacionale me këngë shqiptare të albumit “Albanian Flowers”. Përkundër paralajmërimeve që bashkë me të të ishte i tërë ansambli “Dielli”, Flaka, ishte e shoqëruar vetëm nga pianisti i ansamblit, Menan Berveniku, mungesë kjo që nuk ia humbi madhështinë këtij koncerti.

Më një publik të zgjedhur, por fatkeqësisht jo të shumtë në numër, në Sallën e Bardhë të Volkshaus në Cyrih, Flaka, shpalosi perlat e muzikës shqiptare të aranzhuara nga Kushtrim Gashi. Duke interpretuar këngë nga vise të ndryshme të Shqipërisë,  edhe të Kosovës,  siç u shpreh edhe artistja, duke udhëtuar në vise të ndryshme, bënë që publiku në sallë të mos i kursejë duartrokitjet për atë që po dëgjonte. Flaka, me këtë rast ka theksuar se është shumë e kënaqur me kërkesat që ka për këtë album, sidomos nga publiku joshqiptar. Qëllimi ka qenë që të nxisim kureshtjen e publikut të huaj ndaj muzikës shqiptare. E lindur dhe e rritur në Gjakovë, e duke qenë se kishte parë edhe tmerret e luftës gjatë vitit 1998-1999, këto ngjarje pa dyshim se ishin pjesë e albumit “Albanian Flowers”. Me këngën “Ma fal atë buzëqeshje”, e që mezosopranoja Goranci e këndoi pa përcjellje, apo, siç tha ajo, bëri një Lamento-vajtim, e përkujtoi këngëtarin e ndjerë gjakovar të kësaj kënge të njohur, Esat Bicurri, i cili ishte viktimë e kësaj lufte.


Burimi: http://bit.ly/1IU2fsY

Aktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-inOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore