Na ndiqni në:

Ekspozita “Muzeu i Memories” në Galerinë e Fakultetit të Arteve

Prishtinë, 8 dhjetor 2015 – Në Galerinë e Fakultetit të Arteve prej 18 dhjetorit do të hapet ekspozita “Muzeu i Memories”. Pjesë e ekspozitës janë artistet, Arta Agani, Arbana Hajredinaj e Vlora Hajdini Hajrullahu.

Ekspozita ”Muzeu i Memories” ka të bëjë me tendencën për t’i shfaqur disa aspekte jofizike të memories kolektive, apo interpretimin personal të memories kolektive, të pashmangshme për të ngelur në kujtesë por gjithmonë duke u lëkundur në kufirin e hollë mes vetëdijes dhe nënvetëdijes.

Artistet këtu e qesin vizitorin në udhëtim për t’i hulumtuar pjesët më të skajshme të kujtesës së tyre dhe për t’i gjetur pasojat që kanë lënë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në çdo aspekt të jetëve tona gjatë dy apo tri dekadave të fundit.

Burimi: http://bit.ly/1YWoTKl
 

“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënOborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në Venecia“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës